Site icon Telegrafi

Fifi kujton fillimet e vështira në muzikë 10 vite më parë: Isha një gocë e e panjohur që bënte vija melodike në studiot e Prishtinës

Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja e njohur Fifi, sot është një emër mjaft i suksesshëm në tregun vendor të muzikës.

Përveçse këngëtare ajo është edhe kantautore, kompozitore dhe autore e shumë teksteve të këngëve të interpretuara nga artistë të tjerë.

Fifi, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, e ka dashur muzikën qysh kur ishte fëmijë.

Ajo është lindur e rritur në Prishtinë, gjersa hapat e parë të muzikës i mori me paraqitjen në spektaklet e talenteve në Shqipëri, përkatësisht “Albanian Got’s Talent” në vitin 2010 dhe “The Voice of Albania” në vitin 2011.

Megjithëse në të dyja këto kompeticione, rruga e saj nuk ishte shumë e gjatë, Fifi nuk hoqi dorë dhe filloi të punojë nëpër studio të ndryshme muzikore në Prishtinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë periudhë të veçantë, ajo e ka kujtuar së fundmi përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku shfaqej duke parë jashtë dritares së aeroplanit, teksa kujton fillimet e saj para 10 viteve, kur si një emër i panjohur realizonte demo nëpër studio të ndryshme të kryeqytetit.

“Kam enderru diten qe ka me fillu me shku me i vizitu e mu argetu bashke me shqipet ne mergim.. Kam enderru diten qe te medhenje e te vegjel me i kendu fjale per fjale tekstet e kengeve te mija .. Kam enderru diten qe me marr dashni prej publikut .. ka edhe shume gjera tjera po spo i them te gjitha .. Sot jane bere 10 vjet prej audicionit tim te pare .. 10 vjet prej nisjes te ketij rrugetimi kaq te lodhshem por aq pasionant . PUBLIK I DASHTUN .. Po tmos ishit ju qe me rrini afer, po tmos ishit ju qe me mbeshtesni e e doni muziken tem , une akoma do isha thjeshte nje goce e panjohur qe ben Vija melodike neper studiot e prishtines .. faleminderit”, ka shkruar Fifi në Instagram.

Kantautorja në fjalë u ngrit ndjeshëm në famë në vitin 2016 kur solli disa bashkëpunime të suksesshme që u pritën mirë nga fansat, teksa edhe para këtyre viteve njihej për disa këngë solo, të cilat kishin bërë që emri i saj të dëgjohej nga dashamirësit e muzikës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version