Telegrafi

Fifi kritikohet nga banorët, ajo i pyet të gjithë: A qenkam njeri kaq i keq?

Foto: Top Channel

Big Brother VIP vazhdon të jetë i shumë komentuar për ngjarjet që ndodhin aty.

Së fundmi, banorët VIP kanë lexuar disa kartolina anonime nga njëri-tjetri për persona të caktuar brenda shtëpisë.

Fifi ka lexuar disa prej tyre, në të cilat kishte kritika për sjelljet e saj ose qasjen ndaj të personave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Me të lexuar kartolinat, Fifi thotë se natyrshëm i lindi pyetja: “A kaq njeri i keq qenkam unë?”.

Kantautorja është emocionuar dhe është shprehur para banorëve se është munduar të jetë pozitive, por që mbase ka reflektuar ndryshe.

Ndërkohë, banorët si Donaldi dhe Arjola janë munduar ta qetësojnë duke i thënë se edhe ata kanë kartolina me kritika, por nuk po reagojnë në mënyrën si reagon ajo.

Fifi përndryshe është kritikuar për mënyrën e sjelljes së saj në relacion me disa nga banorët, edhe nga babai i saj, i cili u fut pak javë më parë në shtëpinë e Big Brother VIP për t’ia bërë të ditur vajzës së tij kritikat që kishte për qasjen e saj në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat. /Telegrafi/