Telegrafi

“S’kanë bërë asgjë në jetë, s’i njeh askush” – Fifi kërkon falje për herë të dytë për nënçmimin ndaj banorëve të tjerë të Big Brother VIP

Foto: Top Channel

Është mbajtur të premten nata e tretë e spektaklit të Big Brother VIP.

Në këtë mbrëmje është diskutuar për javën e parë të banorëve VIP në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndër të tjerash u diskutua edhe për faktin se si Fifi javën e kaluar në një rrëfim të bërë në dhomën e rrëfimit, ku duke qarë ishte ankuar në banorët e tjerë.

(Video minuta 17:30)

Këngëtarja ishte shprehur me ironi për modelen Beniada duke u shprehur “Ka pozuar për PlayBoy-në ajo”, ndërsa e quante si banore e cila ka qëndruar në gjumë.

Ndërkohë për të tjerët kishte thënë: “S’kanë bërë kurrë në jetë të vet asgjë kurrë, s’i njeh askush”.

Foto: Top Channel

Pas deklaratave dhe ankesave të marra nga banorët për atë se çfarë ka thënë ajo për ta, Fifi ka kërkuar faje për të dytën herë radhazi.

Këngëtarja e hitit “Marova” u shpreh se e kupton gabimin që ka bërë dhe se i erdhi shumë keq kur e pa veten në televizor duke parë ato që kishte thënë për të tjerët.

Fifi kishte kërkuar falje edhe në spektaklin e dytë të premten, po prapë për sjelljet agresive që kishte treguar ndaj personave me të cilët është duke bashkëjetuar në këtë shtëpi. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.