Telegrafi

Fifi këndon plot emocion për banorët e Big Brother VIP, ‘ngacmohet’ sërish ne Granitin

Foto: Top Channel

Pas debateve të ashpra gjatë ditës mes Ilirt dhe Donaldit, mbrëmë (e shtunë), situata në Big Brother VIP ishte më e qetë.

Disa nga banorët qëndruan bashkë në orët e vona, teksa këngëtarja e njohur Fifi u kujdes që t’i argëtonte me disa këngë të kënduar ‘live’ dhe plot emocion.

Përvec, Fifit, edhe Graniti iu bashku në këndimin e disa baladave, ndërsa nuk munguan as ngacmimet në mes tyre.

Prej fillimit të spektaklit, Fifi dhe Graniti kanë treguar afirmimet me njëri-tjetrin, por tashmë ata të dy kanë vendosur të jenë vetëm miq.

Ndërkohë, që pak ditë më parë ish-futbollisti ka treguar historinë e tij të dashurisë, duke zbuluar se jashtë ka lënë një femër për të cilën ende ka ndjena të forta.


Ndryshe, në Big Brother VIP të premten u larguan dy banore, ndërsa tri banore të reja kanë hyrë në shtëpinë e famshme para një jave.

Banorët janë në konkurrencë me njëri-tjetrin për të fituar çmimin e madh që është një shumë prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.