Telegrafi

Fifi kapet me aktivisten në protestën për 11-vjeçaren dhe bërtet me tone të larta: Unë e kam organizuar këtë gjë

Ashtu si në Prishtinë, edhe në Tiranë të mërkurën u organizua protestë për rastin famëkeq të dhunimi të një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë.

Pjesë e protestës kanë qenë edhe shumë figura të njohura publike si: Bora Zemani, Beatrix Ramosaj, Filloreta Raçi – Fifi, Monika Lubonja, Arjola Demiri e shumë të tjerë.

Në një moment gjatë protestës, Fifi u pa e emocionuar, teksa zhvilloi një debat të shkurtër me aktivisten Zhaklin Lakatari.

Figura publike të pranishme në protestën për 11-vjeçaren në Tiranë (Foto: Instagram)

Kjo pasi në një moment, një prej protestuseve mkori mikrofonin për të falënderuar Zhaklinën dhe Xheni Karain si organizatore të protestës, dhe në atë moment ndërhyri Fifi – duke u shprehru se edhe ajo ka kontribut në organizimin e protestës.

Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj proteston për 11-vjeçaren në Tiranë me banderolën "Si thuhet në shqip: Jo domethënë jo?"

“Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu”, dëgjohet mes të tjerash duke thënë interpretuesja e hitit “Marova”.

Debati mes tyre vazhdon si më poshtë:

Aktivistja: S’po ndaj pronat

Fifi: S’kam parë një njeri që të organizojë dhe bëjë diçka për përdhunimin e një 11-vjeçare, përveç se në Instagram apo Fb (Bërtet)

Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.

Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dalë motra ime, vëllau jem, mbesa jem.

I pranishëm në protestë pranë këngëtares nga Kosova, u pa edhe i dashuri i saj Adis patushi. /Telegrafi/