Ashtu si në Prishtinë, edhe në Tiranë të mërkurën u organizua protestë për rastin famëkeq të dhunimi të një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë.
Pjesë e protestës kanë qenë edhe shumë figura të njohura publike si: Bora Zemani, Beatrix Ramosaj, Filloreta Raçi – Fifi, Monika Lubonja, Arjola Demiri e shumë të tjerë.
Në një moment gjatë protestës, Fifi u pa e emocionuar, teksa zhvilloi një debat të shkurtër me aktivisten Zhaklin Lakatari.
Kjo pasi në një moment, një prej protestuseve mkori mikrofonin për të falënderuar Zhaklinën dhe Xheni Karain si organizatore të protestës, dhe në atë moment ndërhyri Fifi – duke u shprehru se edhe ajo ka kontribut në organizimin e protestës.
“Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu”, dëgjohet mes të tjerash duke thënë interpretuesja e hitit “Marova”.
Debati mes tyre vazhdon si më poshtë:
Aktivistja: S’po ndaj pronat
Fifi: S’kam parë një njeri që të organizojë dhe bëjë diçka për përdhunimin e një 11-vjeçare, përveç se në Instagram apo Fb (Bërtet)
Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.
Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dalë motra ime, vëllau jem, mbesa jem.
I pranishëm në protestë pranë këngëtares nga Kosova, u pa edhe i dashuri i saj Adis patushi. /Telegrafi/