Site icon Telegrafi

Fifi josh me setin e ri fotografik, transformimi ka bërë që të duket edhe më tërheqëse

Fifi Foto: Instagram/fifi.official.fr

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, vazhdon të marrë vëmendje të madhe të audiencës.

Ajo përmes rrjeteve sociale sjell gjithmonë informacione të reja sa i përket jetës, dhe karrierës profesionale.

Por, në një paraqitje në Instagram, zeshkania ka theksuar tiparet e formësuara trupore, përmes transformimit që ka bërë.

Artistja është parë e veshur vetëm në të zeza, derisa kishte vendosur që të vë në pah gjoksin.

Flokët i kishte të lira mbrapa kokës, derisa makijazhi profesional me nuanca të errëta e bëri të dukej edhe më tërheqëse.

Për Fifin së fundmi është folur rreth koncertit që ka mbajtur në Ferizaj, në mes të pandemisë coronavirus.

Duke reaguar për akuza të shumta, këngëtarja është shprehur se askujt nuk i interesoi se ka 11 muaj që është pa punë. /Telegrafi/

Exit mobile version