Telegrafi

Fifi iu kundërpërgjigjet atyre që po e akuzojnë se këndon tallava

Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi është shumë e pëlqyer nga mbarë publiku shqiptar.

Ajo këndon zhanre të ndryshme dhe shquhet si një interpretuese e mirë e muzikës live.

Së fundmi këngëtares nga Prishtina e cila jeton dhe vepron në Tiranë, duket se i kanë rënë në vesh fjalë, që thonë se ajo këndon “Tallava”, duke e etiketuar si interpretuese të këtij stili.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një imazh të publikuar në InstaStory, Fifi në mbishkrimin e saj i ka bërë me dije personit në fjalë që ka lëshuar këtë deklaratë, ashtu siç merret ajo me punët e saj.

Foto: Fifi/InstaStory

“Niva qe do do anej ka Prishtina po thojsin qe “FIFI KNON TALLAVA, osht shume tallava”…O shpirt i dashur mekatarë, ti vazhdo me artistat qe jane AMERIKE e qe jane “eminent ne tregun tone” e une vazhdoje me bo ate qe di me kenaqesine mat madhe n’bote tek vendet qe me dun e qe me pranojne…t’pakten nuk harroj prej kah vij- ORIGJINEN. Ohh meqë ra fjala, jom bo me dy manaxhera, Eri Dee dh Dugi Annex. PO NDJEJE NJE EPOKE E RE po vjen…”, ka shkruar Fifi në InstaStory.

Ajo përndryshe pak javë më parë solli remiksin e këngës së saj shumë të pëlqyer, “Marova”. /Telegrafi/