Filloreta Raçi-Fifi është njëra prej këngëtareve e cila njihet për interpretimet e saja të drejtpërdrejta në evenimente të ndryshme.
Ajo numëron këngë të cilat dëgjohet anembanë trojeve shqiptare, e që po pëlqehen në masë të madhe nga ndjekësit e saj.
Së fundmi, Fifi ka publikuar një video në të cilën interpreton këngën “Tradhtare” të këngëtarit Ramadan Krasniqi-Dani.
Performanca e saj nga një studio muzikore është pëlqyer nga shumë artistë të tjerë shqiptarë, duke përfshirë edhe adhuruesit e muzikës së saj.
Ndryshe, “Lezet” titullohet kënga më e re nga këngëtarja, që erdhi në bashkëpunim me Remzie Osmanin. /Telegrafi/