Site icon Telegrafi

Fifi fshin të gjitha postimet në Instagram, ndërsa njofton se kënga e re publikohet më 1 nëntor

Foto: YouTube

Ajo prej kohësh ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për artisten e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifin, e cila ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj kënge.

Në një postim të ri të shpërndarë me fansat në Instagram, ajo zbulon se prurja e re e quajtur “Vëmendje” do të lansohet më 1 nëntor.

Ajo madje ka fshirë të gjitha postimet e tjera në Instagram, në rrjetin social ku numëron mbi 700 mijë njerëz.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Vëmendje 01.11.2022”, ka thënë ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo mbase mund të jetë edhe kënga e re, me të cilën do të marrë pjesën në Festivalin e Këngës në RTSh.

Për këtë projekt zbulon se ka bashkëpunuar me producentin Fatjon Miftari, Shkumbin Nebihun, e një sërë studiosh të tjera.

Pritet të shihet se çfarë ka përgatitur krijuesja e shumë hiteve për fansat e publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version