Filloreta Raçi-Fifi është padyshim një ndër artistet më të njohura dhe më të dashur shqiptare.
Këngëtarja e njohur ndër vite ka arritur të ndërtoj në karrierë të suksesshme artistike, ndërsa po vazhdon të sjell hite.
Teksa sot (31 mars), Fifi ka një ditë të veçantë kjo pasi po feston ditëlindjen e 28-të.
Në këtë ditë këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj, megjithatë më i veçanti ishte ai nga partneri I saj, Adi Patushi.
Adisi postoi disa foto ku shihej përkrah Fifit teksa zgjodhi fjalët më të bukura për të treguar rendësin që ajo ka në jetën e tij”
Dielli im, urime ditëlindjen, ti je shpirti im dhe unë të adhuroj”, ka shkruar Adisi në urimin për këngëtaren.
Ndërkohë, aktualisht Fifi ndodhet në Amerikë e shoqëruar nga Adisi, ku ajo po mban koncerte për bashkatdhetarët atje.
Kënga e fundit e artistet është “Hana”që erdhi në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz. /Telegrafi/