Site icon Telegrafi

Fifi e pranon: Kam qenë e dashuruar marrëzisht, por nuk e di ai a më ka dashur ndonjëherë

Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi është shumë e hapur me fansat e saj.

Ajo iu jep herë pas here mundësinë atyre që t’i parashtrojnë pyetje në rrjetet sociale, të cilave më pas ajo iu përgjigjet.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, ku nuk ka hezituar t’u kthejë përgjigje ndjekësve në InstaStory.

“A ke dashuruar ndonjëherë?”, ishte një pyetje mjaft private e drejtuar nga një fans, por që Fifi si gjithmonë nuk hezitoi të tregohet e hapur.

Foto: Fifi/InstaStory

“Marrëzisht/ kokë e këmbë…ama mua s’e di a më ka dashur ndonjëherë”, ka qenë përgjigja e Fifift.

Këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura ka treguar se në raste të caktuara, edhe përmbajtja e teksteve të thella në këngët e saj nganjëherë lidhet me ngjarje nga jeta private. /Telegrafi/

 

Exit mobile version