Telegrafi

Fifi e ka ruajtur shoqërinë me Ermal Mamaqin

Largimi i Filloreta Raçit nga emisioni ‘Xing me Ermalin’, mori komente nga më të ndryshmet.

Një tjetër deklaratë e saj në një tjetër televizion, vetëm sa i shtoi akoma më shumë thashethemet për prishje të raporteve ndërmjet këngëtares dhe moderatorit Ermal Mamaqi.

Lexo po ashtu "Zhurmë" kalon katër milionëshin (Video)

Megjithatë, Fifi i ka përgënjeshtruar të gjitha këto spekulime përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Ajo ka pozuar së bashku me aktorin, këngëtarin dhe prezantuesin, Mamaqi dhe imazhet i ka postuar në profilin e saj në Instagram.

“Ne prapë se prapa jemi miq, apo Ermal Mamaqi”, ka shkruar këngëtarja në postim.

Në këtë mënyrë, ajo ka lënë të kuptohet se dyshja e ka ruajtur miqësinë edhe pse tash nuk bashkëpunojnë.

Në ndërkohë, Fifi është duke u pëlqyer në masë të madhe nga fansat e muzikës.

Së fundmi, ajo ishte pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike” dhe kënga e saj “Zhurmë” ishte shumë e suksesshme. /Telegrafi/