Së fundmi, reperi i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unikkatili, ka konfirmuar se do të performojë këtë verë në Mitrovicë.
Fansa të shumtë të reperit janë entuziazmuar për këtë koncert të tij pas kaq vitesh, teksa duket se të gëzuar për ardhjen e tij janë edhe disa nga figurat publike.
Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar në InstaStory njoftimin e Unikkatilit për ardhjen e tij.
“Po të vjen Katili”, ka shkruar ajo në InstaStory, duke treguar kështu se është entuziaste për koncertin që reperi do të organizojë.
Duket se Fifi ka qenë njëra ndër artistes e cila që në fëmijëri është rritur me muzikën e gjeneratës së vjetër të hip hop-it.
Me siguri që ajo nuk do të mungojë në koncertin e radhës nga Unikkatili. /Telegrafi/