Telegrafi

Fifi dhe MC Kresha prezantohen me “Psikopatja jote” në Kënga Magjike

MC Kresha dhe Fifi (Foto: YouTube/MaxProductionAL)

Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi ka ardhur me një bashkëpunim me MC Kreshën, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu.

Dueti i dy këngëtarëve është realizuar për të qenë pjesëmarrës në Festivalin “Kënga Magjike”.

Prezantimi i tyre në këtë festival ka ndodhur pikërisht të dielën mbrëma duke ardhur me një baladë mjaft të pëlqyeshme.

“Kam shumë njerëz për të falënderuar, por nuk do ta zgjas, d.m.th. më shumë se kaq. Faleminderit që e mbështetët këtë projekt dhe u bëtë pjesë e saj”, ka shkruar Fifi në njoftimin lidhur me këngën e re duke e falënderuar në radhë të parë, natyrisht, MC Kreshën.

Projekti është realizim i Apollo, StrikeBeatz dhe K-Master, ndërsa PressPlay është kujdesur për miksimin dhe masterizimin e këngës.

Ndërkaq, për tekstin janë kujdesur vet Filloreta dhe Kresha, të cilët zakonisht i shkruajnë vet këngët e tyre.

Dy artistët njihen për cilësitë e tyre muzikore dhe kësaj radhe i kanë bashkuar ato për të sjellë një projekt të përbashkët. /Telegrafi/