Situata në shtëpinë e Big Brother VIP po bëhet gjithnjë e më dinamike, me shumë të pathëna, sekrete e afirmitete në mes të banorëve.
Dy prej banorëve më të komentuar aktualisht brenda shtëpisë janë dy konkurrentët nga Kosova, këngëtarja njohur Fifi dhe Graniti.
Madje mes dyshes kanë filluar thashethemet se mund të ketë më shumë se miqësi, e një situatë që ka ndodhur gjatë të premtes mbrëma i ka shtuar dhe më shumë këto dyshime.
Fifi dhe Graniti të ndarë nga banorët e tjerë, janë kapur nga kamerat teksa qëndronin afër njërit-tjetrit në shtrat.
Ata të dy gjatë diskutimit të përbashkët kanë thënë se nuk dihet se çfarë mund të ndodh mes tyre, madje Fifi u shpreh se nuk e sheh si vëlla, ashtu siç u tha nga disa banorë.
“Që kena me u bë çift krejt kanë me mendu, mirë u nxjerra sot në Prime, thash jo valla se kom vëlla, se nuk të kam, as nuk të shikojë si vëlla, drejt po të tregoi, nuk po të gënjejë”, dëgjohet të thotë Fifi.
Në anën tjetër edhe Graniti thotë se nuk mund të garantojnë asgjë dhe se nuk i dihet pasi jeta mund të sjellë gjithçka.
Kjo ka mjaftuar dhe që të përfolët edhe më shumë për afirmitetin e tyre, po se çfarë do të ndodh mes tyre dhe banorëve tjerë mbetet të shihet. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.