Site icon Telegrafi

Fifi dhe Graniti po vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin jashtë shtëpisë së BB VIP

Foto: Screenshot/Instagram

Granit Cana dhe Filloreta Raçi-Fifi kanë qenë ndër personazhet më të komentuar gjatë qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother.

Ish-banorët e BB VIP u komentuan mjaft shumë për raportin e tyre, debatet e po ashtu edhe për polemikat që krijuan brenda.

Teksa thuhej se kishin ndërprerë kontaktet me njëri-tjetrin, dyshja siç shihet po vazhdojnë të shoqërohen bashkë jashtë shtëpisë.

Ka qenë së fundmi ish-futbollisti shqiptar që ka ndarë një fotografi përkrah Fifit, teksa kjo e fundit shfaqet duke e shikuar.

“Çfarë po thua a më mirë këtu apo atje?”, kanë qenë fjalët e Canës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Granit Cana

Edhe pse dyshja u raportua se nuk flisnin më, kjo dëshmon se ata po vazhdojnë të mbesin miq të mirë.

Fifi nga ana tjetër u largua nga shtëpia para pak javësh pasi nuk po ndihej mirë për shkak të disa gjërave që ndodhën. /Telegrafi/

Exit mobile version