Dy artistët e njohur, Fifi dhe Gent Fatali kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.
Dyshja e njohur kanë paralajmëruar se fundmi këngën e re përmes rrjeteve sociale duke dhënë disa detaje.
Ishte Gent Fatali ai që ka postuar një fotografi ku shihen së bashku dhe duket të jetë e shkëputur nga xhirimet e klipit.
“Së shpejti, pikturë”, shkruhet në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që projekti i fundit i Fifit është bashkëpunimi me DJ PM dhe DJ Dagz “Hana”, ndërsa në anën tjetër Gent Fatali ka kohë që nuk ka lansuar një këngë të re, e fundit është bashkëpunimi me Skerdin “Melodia”.
Theksojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dy artistëve, ndërsa mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata, por padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre. /Telegrafi/