Filloreta Raçi – Fifi dhe Donjeta Morina kanë publikuar ditën e sotme (e premte) këngën e re.
“Pare” mban titullin ky projekt, i cili është shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet artistet, kurse për producimin është përkujdesur Bini Diez.
Ky i fundit po ashtu e ka bërë edhe miksimin e masterizimin e kësaj kënge ritmike.
Videoja e tërë u realizua në studion e producentit Bini Diez nga Imagine Films.
Kjo është kënga e parë e Fifit që pas lindjes së djalit dhe kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E njëjta theksojmë se u bë nënë e një djali Theo Mal në prill. /Telegrafi/