Filloreta Raçi-Fifi ka publikuar sot (e hënë) projektin e ri muzikor.
“Bjeri” titullohet kënga e saj e radhës, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin Blasta.
Ky projekt është shkruar nga Fifi dhe Blasta me producim të Apollos.
Videoja e dyshes së famshme është realizuar nga ‘FullMoon Production’.
Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.
Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube, në kanalin e artistes nga Ferizaji.
Këngëtarja ka qenë në fokus muajve të fundit për shkak të paraqitjes në Festivalin e Këngës në RTSh.
Në të njëjtin event zbuloi se do të bëhet nënë për herë të parë. /Telegrafi/