Në estradën shqiptare tashmë është bërë i njohur emri i reperit, Bardhi.
Ai deri më tani ka sjellë vetëm projekte solo, teksa së shpejti do të lansojë bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Filloreta Raçi-Fifi.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në emisionin ‘Shiko Kush Luan’, ku Fifi tha se dueti tashmë është përfunduar.
“Ne sapo e kemi mbaruar [këngën], bashkëpunimi jonë del në dhjetor”, është shprehur artistja.
Teksa u pyet për zhanrin e këngës, Fifi menjëherë u përgjigj se do të jetë një super-projekt, me një sukses të garantuar.
Fansat e dyshes menjëherë kanë filluar me postime të ndryshme për ta, ndërsa mezi presin duetin. /Telegrafi/