Telegrafi

Fifi bën që të komentohet edhe për paraqitjen e dukjen në Big Brother VIP

Ajo është njëra nga artistet shqiptare që po bën bujë të madhe me hyrjen e saj në Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për këngëtaren Filloreta Raçi-Fifi, e cila gjatë këtyre ditëve është komentuar mjaft shumë për veprimet, paraqitjen e po ashtu edhe rrëfimet e bëra.

E njëjta këtë vit u komentua në masë të madhe edhe për ndryshimin që bëri në dukje meqenëse hoqi plot 15 kilogramë.

Fifi (Foto: YouTube)

Megjithatë, ylli me prejardhje nga Ferizaj këto ditë mori vëmendje me pamjen në Big Brother duke e parë ‘live’ dhe më nga afër.

E njëjta duket se ka zhgënjyer fansat për paraqitjen në shtëpinë më të famshme pasi në fotografitë e publikuara në Instagram shfaqet më e dobët e më në formë.

Fifi (Foto: YouTube)

Kjo ka bërë që të shpërndahet gjithandej e të marrë reagime nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Sidoqoftë, po vazhdon të jetë njëra nga banoret më aktive që po ngjall dyshime për një lidhje të re me ish-futbollistin, Granit Cana. /Telegrafi/

Fifi (Foto: YouTube)

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.