Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka nisur përgatitjet për projektin e ri.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ajo zbulon se kënga e saj e re do të publikohet më 3 tetor.
Ky projekt mban titullin “Cigarja” dhe se do të vijë i kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Cigarja 03/10/2024”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë videos.
Të shumta qenë reagimet, fansat e së cilës mezi po presin për këtë prurje të radhës.
Fifi shquhet tashmë për baladat që sjell si dhe për interpretimin që bën, duke pasur një vokal të mahnitshëm.
Ajo këtë vit bëri rikthimin në skenë me koncerte nëpër vende të ndryshme. /Telegrafi/