Site icon Telegrafi

Fifi bëhet sërish xheloze për një veprim të Granitit, ndërsa flet me ish-futbollistin për Semin

Dy nga banorët më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP nuk ka dyshim se janë Fifi dhe Granit Cana.

Të njëjtit, që po aludohet se mund të kenë nisur një lidhje dashurie, po vazhdojnë të komentohen për veprimet e tyre.

Ata së fundmi kanë bërë një tjetër bisedim, derisa Filloreta Raçi (emri i vërtetë) është bërë xheloze në lidhje me ish-futbollistin.

Foto: Instagram

Kjo pasi ky i fundit është larë në dush së bashku me artisten tjetër, Semi Jaupaj.

“Si ia kalove në dush, a u lave mirë. Dëgjova që nuk ishe larë vetëm”, ka qenë reagimi i Fifit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Kaq thellë është xhelozia. Kamerat janë dëshmitarë okularë. Nuk pritshe deri sa të lahej ajo, pastaj të hysh ti”, i është përgjigjur Cana.

Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë në mes të dyshes së famshme.

Banorët ndërkaq po garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version