KëKëngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka paralajmëruar se nesër (e premte) do të publikojë këngën e saj më të re.
Ajo kësaj here vjen në një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, në një këngë që dyshja e kanë titulluar “Përjetësi”.
Kënga është realizuar edhe me klip, në të cilin Fifi do të shfaqet mjaft atraktive.
Ajo ka publikuar disa fotografi mjaft tërheqëse së fundmi në rrjetin social Instagram, përmes së cilave ka paralajmëruar ardhjen e këngës së re.
E veshur me një pallto të shkurtër me rripa dhe një palë çizme të zeza, Fifi ka rrëmbyer vëmendjen e fansave me dukjen e saj.
Këngëtarja dhe kompozitorja është komentuar shumë muajve të fundit, për humbjen e madhe në peshë.
Si rrjedhojë, paraqitjet e saj të fundit, qoftë në rrjetet sociale apo edhe në klipin e ardhshëm, ku duket se me krenari do të tregojë figurën e re trupore. /Telegrafi/