Shtëpia e Big Brither VIP vazhdon të jetë e shumë komentuar në media rozë për ngjarjet që zhvillohen aty brenda.
Në mbrëmjen pas spektaklit, banorët kanë qëndruar në oborr duke biseduar për rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi.
Në një moment, këngëtarja Fifi është ankuar për djemtë e shtëpisë, duke iu drejtuar vëllait të madh me kërkesën: “Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam”.
Mu në atë moment, është afruar modelja Beniada Nishani, e cila e ka puthur në buzë këngëtaren nga Kosova.
E gjitha kjo ndodhi para syve të aktorit Donald Veshaj, tek i cili Fifi po qëndronte e mbështetur kur u puth nga banorja tjetër.
“O Zot”, u shpreh aktori nga Tirana, duke nënkuptuar kështu se i sheh këto veprime si jo normale.
Përndryshe, Beniada disa herë ka puthur vajzat brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke dashur të vërë në pah anën e saj feministë. /Telegrafi/