Ajo ka publikuar tashmë tri këngë nga albumi i ri i quajtur “Vëmendje”.
“Vëmendje”, “Dehur” në bashkëpunim me Markel Gogën dhe “Refuzuar” – janë projektet që u lansuan nga Filloreta Raçi – Fifi për një periudhë të shkurtër.
E pas këtyre, këngëtarja nga Ferizaj ka njoftuar se po vjen me këngën e radhës të titulluar “Trauma”.
Në një postim të ri të shpërndarë në rrjete sociale, 28-vjeçarja zbulon se ky projekt do të publikohet nesër (e enjte).
“Trauma. Nesër”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, artistja e njohur nuk ka dhënë më shumë detaje për kohën apo orën se kur do të jetë e disponueshme.
Secili nga këngët e mëparshme ka mbledhur miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/