Telegrafi

FIFA zbulon votat e Albert Bunjakut dhe Samir Ujkanit

FIFA ka zbuluar edhe votat e ish- trajnerit të Kosovës, Albert Bunjakut dhe portierit Samir Ujkani.

Edhe Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur votat e saj në garën për më të mirët nga FIFA.

Sipas FIFA-s, ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku ka votuar me pikë maksimale Cristiano Ronaldon.

Tri pikët e Bunjakut kanë shkuar për Lionel Messin dhe një pikë për Neymarin.

Kurse sa i përket trajnerëve, Bunjaku, me pikë maksimale e ka votuar Zinedine Zidanen.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari i vitit nga FIFA, mposht Messin dhe Neymarin (Foto)

Tri pikë kanë shkuar për Max Allegrin dhe një pikë për Antonio Conten.

Ndërsa sa i përket portierit të Kosovës dhe kapitenit Samir Ujkani, ky i fundit me pesë pikë e ka votuar Cristiano Ronaldon.

Tri pikë të Samirit, kanë shkuar për homologun e tij Gianluigi Buffon dhe një pikë për Lionel Messin. /Telegrafi/