FIFA ka zbuluar edhe votat e ish- trajnerit të Kosovës, Albert Bunjakut dhe portierit Samir Ujkani.
Edhe Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur votat e saj në garën për më të mirët nga FIFA.
Sipas FIFA-s, ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku ka votuar me pikë maksimale Cristiano Ronaldon.
Tri pikët e Bunjakut kanë shkuar për Lionel Messin dhe një pikë për Neymarin.
Kurse sa i përket trajnerëve, Bunjaku, me pikë maksimale e ka votuar Zinedine Zidanen.
Tri pikë kanë shkuar për Max Allegrin dhe një pikë për Antonio Conten.
Ndërsa sa i përket portierit të Kosovës dhe kapitenit Samir Ujkani, ky i fundit me pesë pikë e ka votuar Cristiano Ronaldon.
Tri pikë të Samirit, kanë shkuar për homologun e tij Gianluigi Buffon dhe një pikë për Lionel Messin. /Telegrafi/