Telegrafi

FIFA zbulon top 10 transferimet më të mëdha të vitit 2021: Grealish, Lukaku e Sancho në podium

FIFA ka publikuar të dhënat zyrtare për vitin 2021, ku në raport janë regjistruar transferimet e lojtarëve profesionistë dhe amatorë.

Janë 54.739 transferime ndërkombëtare, 19.372 futbollistë profesionistë (meshkuj dhe femra) dhe 35.367 amatorë.

Ka një rritje prej 5,1% krahasuar me vitin 2020, ku kishte 18,068 transferime ndërkombëtare nga 179 kombësi të ndryshme, duke treguar një rikthim në nivelet e vitit 2019 pavarësisht pandemisë.

Lexo po ashtu Klubet e futbollit shpenzuan 4.3 miliardë euro për transferimet e lojtarëve në vitin 2021

Paratë e lëvizura nga transferimet janë 4,2 miliardë euro, që paraqet një rënie prej 13,6% krahasuar me vitin 2020 dhe 33,8% krahasuar me rekordin historik të regjistruar në vitin 2019.

Me gjithë vështirësitë ekonomike me pandeminë globale Covid-19, pati shumë blerje gjatë vitit, me Manchester City që thyen një rekord në Britani, ndërsa Manchester United grumbulloi një numër lojtarësh për shuma të mëdha parash.

Më poshtë i gjeni 10 transferimet më të shtrenjta të viti 2021.

Jack Grealish | Aston Villa te Man City | 120 milionë euro

Romelu Lukaku | Inter në Chelsea | 117 milionë euro

Jadon Sancho | Borussia Dortmund në Man Utd | 87.5 milionë euro

Achraf Hakimi | Inter në PSG | 70 milionë euro

Ben White | Brighton në Arsenal | 60 milionë euro

Cristian Romero | Atalanta në Tottenham | 50 milionë euro

Raphael Varane | Real Madrid te Man Utd | 48 milionë euro

Ibrahima Konate | RB Leipzig te Liverpool | 48 milionë euro

Dayot Upamecano | RB Leipzig në Bayern Munich | 42.5 milionë euro

Amad Diallo | Atalanta te Man Utd | 44 milionë euro

/Telegrafi/