Telegrafi

FIFA ‘në bisedime të avancuara’ për pezullimin e Rusisë?

(Foto: AS)

FIFA është në bisedime të avancuara për pezullimin e plotë të Rusisë deri në një njoftim të radhës – ka njoftuar redaktori i BBC Sports, Dan Roan.

Mësohet se organi qeverisës global i futbollit është duke punuar ngushtë me homologun evropian, UEFA dhe së shpejti pritet të vijë me një njoftim.

Kjo do të thoshte se Rusia nuk do të ishte në gjendje të luajë në ‘Euro 2022’ për femra në Angli gjatë verës dhe Polonia nuk do ta zhvillonte ndeshjen e barazhit për Kampionatin Botëror, një ndeshje që Federata polake ka thënë se do ta bojkotojë.

(Fotoarkiv: Time Out)

Islanda ka thënë gjithashtu se do të refuzojë të luajë kundër Rusisë në qershor dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të ndalohen nga garat sportive.

Lexo po ashtu Bordi Ekzekutiv i KON rekomandon mospjesëmarrjen e sportistëve dhe zyrtarëve rusë e bjellorusë në ngjarjet sportive

Pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) u ka rekomanduar të gjitha Federatave Sportive Ndërkombëtare dhe organizatorëve të ngjarjeve sportive, të mos ftojnë ose lejojnë sportistët dhe zyrtarët e Rusisë dhe Bjellorusisë në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/