Telegrafi

FIFA ndan sonte çmimin The Best, këta janë futbollistët finalistë për t’i fituar çmimet

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA sonte do të shpall fituesin e çmimit The Best.

Kjo ngjarje e madhe e futbollit botëror do të mbahet me fillim nga ora 20:30 me kohën tonë lokale dhe do të zhvillohet në Milano.

Tre futbollistët finalistë për ta fituar këtë çmim të madh janë Lionel Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë këtë mbrëmje do të ndahet edhe çmimi për portierin më të mirë të vitit sipas FIFA-s.

Dy portierët brazilian, Alisson Becker dhe Ederson janë finalistë së bashku me gjermanin Marc- Andre Ter Stegen.

Edicionin e kaluar trofeu FIFA The Best i takoi mesfushorit kroat Luka Modric. /Telegrafi/