Telegrafi

FIFA heqë dorë nga ‘Topi i Artë’, ky çmim nuk do të ekzistojë më (Foto)

FIFA dhe France Football nuk po mund të bien në ujdi për çmimin e ‘Topit të Artë’ dhe ky çmim mund të mos ekzistojë më, duke bërë që të kthehen në formatin e mëparshëm, kur janë dhënë dy çmime.

‘FIFA Ballon d’Or’ apo Topi i Artë, i krijuar në vitin 2010 me bashkimin e çmimeve nga revista France Football dhe FIFA që të bëhet një çmim i vetëm, do të kthehet dhe të kontrollohet nga revista franceze pasi që kontrata e nënshkruar në mes të dy organizatave ka skaduar pa marrëveshje për zgjatje.

Kjo do të thotë se çmimi i ‘Topit të Artë’ do të kthehet në formatin fillestar dhe votimi do të jetë i rezervuar ekskluzivisht për gazetarët në Evropë, shkruan gazeta spanjolle AS, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Gara e vetme ku Messi dhe Ronaldo nuk kanë dominuar plotësisht

Topi i Artë, u themelua në vitin 1956 në të njëjtën kohë si Kupa e Kampionëve të Evropës për klube – tani e njohur si Liga e Kampionëve. Ajo u zhvillua çdo vit deri në vitin 2010, kur në atë kohë president i FIFA-s, Joseph Blatter pagoi 15 milionë euro për botimet e Philippe Amaury për të drejtat e trofeut – çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit.

Por, me ardhjen e Gianni Infantinos, në presidencën e FIFA-s, marrëdhëniet midis dy organizatave janë ftohur dhe përfundimisht u ndërprenë, pasi që kreu i ri i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë dëshiron dhënien e një çmimi të veçantë për futbollistin më të mirë të vitit nga FIFA.

Tani FIFA duhet të vendosë nëse do të ringjallë çmimin e shpërbërë si FIFA Lojtari i vitit, i cila u dha në mes të viteve 1991 dhe 2009 përmes votave nga trajnerët e ekipeve kombëtare dhe kapitenëve dhe nga të gjithë anëtarët e shoqatës me galanë vjetore që zakonisht mbahej në fillim të dhjetorit në Zurich. /Telegrafi/