Site icon Telegrafi

FIFA detyron Trabzonsportin ta paguajë Milanin për Kuckan dhe Sosan

Më në fund Milani merr disa lajme të mira nga FIFA.

Shtëpia më e madhe në botën e futbollit ka urdhëruar Trabzonsporin të paguajë klubin italian 12 milionë euro për dyshen Juraj Kucka dhe Jose Sosa.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi turk ka paguar atë italian për transferimet e verës së 2017. Së pari pesë milionë për Kucka, pastaj edhe shtatë për Sosan.

Juraj Kucka duke festuar golin ndaj Napolit me Gustavo Gomezind dhe Jose Sosan (Foto: Getty Images/Getty Images/Guliver)

Pagesa kishte ardhur pas dy paralajmërimeve të ashpra nga FIFA

Besohet se Trabzonspori ishte kërcënuar me bllokim të afatit kalimtar dhe një gjobë të madhe në rast se nuk do i kryen obligimet financiare ndaj Milanit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Lucas Paqueta kalon te Milani, nënshkruan për katër vite e gjysmë

Ky është një lajm i mirë për klubin kuqezi nga Milano të cilët po kalojnë në një situatë të vështirë financiare për shkaka të Fair Playt Financiar.

Në futbollin e sotëm 12 milionë nuk janë asgjë, por ato mund të jenë të nevojshme në këtë afat kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Exit mobile version