Telegrafi

Fiat Toro zbulohet pa debutuar zyrtarisht (Foto)

Modeli i ri Fiat Toro është fotografuar ende pa dalë zyrtarisht në shitje, gjatë linjave të prodhimit të tij.

Këto fotografi janë bërë në fabrikën e Fiat në Brazil, ku shihet ai për herë të parë, para debutimit të tij zyrtar.

Vetura duket të ketë një dizajn mjaft atraktiv e funksionale, transmeton koha.net.

Sipas medieve lokale braziliane, ky tip është i bazuar në Jeep Renegade.

Kjo veturë fillimisht do të ketë dy versione të motorëve, atë 1.8 litërsh, që do të prodhojë 140 kuajfuqi, ndërsa tjetri 2.0 litërsh dizel, që do të prodhojë plot 172 kuaj fuqi, me shpejtësi manuale.