Site icon Telegrafi

FFK zbulon emrat e gjyqtarëve të javës hapëse të Superligës së Kosovës

Janë mësuar emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë ndeshjet e para të Superligës së Kosovës në futboll për sezonin 2019/20.

Java e parë e Superligës së Kosovës pritet të jetë shumë interesante pasi të gjitha skuadrat kanë kryer përforcime të mëdha.

Në këtë javë, spikasin edhe disa ndeshje interesante, ku kryesoret janë disa derbitë lokal, të cilët zhvillohet kryesisht të shtunën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Superligës së Kosovës

Derbi lokal mes Drenicës dhe Feronikelit i është besuar Mervan Bejtullahut, ndërsa Selim Isufi do ta drejtojë derbin e kryeqytetit, Flamurtari – Prishtina.

Mervan Bejtullahu

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë do të jetë ajo në mes të Llapit dhe Vushtrrisë, e cila do të gjykohet nga Alban Shala.

Fatmir Tahiri do të jetë në ndeshje Drita-Ferizaj, ndërsa Genc Nuza është deleguar për përballjen Dukagjini-Ballkani.

Genc Nuza

Besfort Kosumit i është besuar ndeshja Trepça ’89-Gjilani, ndërsa të gjitha takimet pritet të fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/

Exit mobile version