Site icon Telegrafi

FFK zbulon datën e tërheqjes së shortit për edicionin e ri në AlbiMall Superligën e Kosovës  

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar zyrtarisht datën për tërheqjen e shortit për edicionin e ri 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës  

Edicioni i ri garues në futbollin e Kosovës 2024/25 do të nisë më 10 gusht. Do të jenë pikërisht skuadrat elitare të AlbiMall Superligës që do ta hapin perden e edicionit të ri.

Menjëherë më pas do të nisin garat në Bon Voyage Superligën U21, në mesjavën e 14 gushtit, derisa kampionati në Raiffeisen Ligën e Parë do të startojë më 17 gusht.

Lexo po ashtu FFK konfirmon datën e nisjes së edicionit të ri garues në futboll

Por, FFK tani ka njoftuar se të martën e javës së ardhshme do të bëhet edhe hedhja e shortit për edicionin 2024/25 në Superligën e Kosovës.

“Komisioni i Garave i Superligës njofton klubet dhe opinionin se shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll do të tërhiqet të martën, më 23 korrik”.

“Ceremonia e tërheqjes së shortit do të zhvillohet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në orën 13:00 dhe do të bëhet në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version