Site icon Telegrafi

FFK i ofron gatishmërinë FF të Ukrainës për strehimin e disa familjeve të futbollistëve

(Foto: ffk-kosova.com)

Federata e Futbollit e Kosovës i ka ofruar edhe një herë mbështetjen e plotë Federatës së Futbollit të Ukrainës pas agresionit rus në Ukrainë, thuhet në një njoftim.

FFK ka shprehur gatishmërinë që në rast nevoje të strehojë në Kosovë disa futbollistë ukrainas dhe familjet e tyre në këto ditë të errëta për vendin e tyre pas shpërthimit të luftës si pasojë e agresionit të Rusisë.

“Ne jemi një vend me plagë të freskëta të luftës, prandaj e dimë se sa e vështirë dhe e dhimbshme është kjo periudhë për qytetarët e Ukrainës”.

“Andaj, me këtë rast duam t’jua shprehim gatishmërinë tonë për strehimin e qytetarëve tuaj të dashur dhe Kosovën ta konsideroni si shtëpinë tuaj të dytë. Ky është një moment vendimtar që ne dhe bota të bashkohemi me zë të lartë dhe qartësisht t’i dënojmë veprimet e Rusisë”.

“Ne lutemi për ushtarët tuaj në vijën e parë të frontit, për të gjithë fëmijët dhe familjet dhe të gjithë ata që po vuajnë nga pasojat e kësaj lufte të pakuptimtë!”, thuhet ndër të tjera në shkresën që FFK ia dërguar Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Exit mobile version