Telegrafi

FFK konfirmon se Armend Thaqi tashmë i është bashkuar Kosovës

(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se Armend Thaqi i është bashkuar ekipit përfaqësues para stërvitjeve të të martës.

Më herët u njoftua se mbrojtësi i Ballkanit është futbollisti i radhës nga Superliga e Kosovës që është ftuar ta përfaqësojë skuadrën përfaqësuese.

Ndërsa FFK përmes një kumtese ka bërë të ditur se ai tashmë i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve, si në stërvitjen e sotme (e martë) ashtu edhe në ndeshjen e nesërme (e mërkurë) në takimin kundër Moldavisë në Ligën e Kombeve.

Lexo po ashtu Armend Thaqi ftohet për të qenë pjesë e Kosovës

“Për ndeshjen kundër Moldavisë është ftuar në Kombëtare edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi”.

“Ai tashmë iu ka bashkuar ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve për stërvitjen e sotme dhe për ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 20:45”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova duhet të arrijë rezultat pozitiv ndaj Moldavisë (barazim ose fitore), për të qëndruar në Ligën C. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/Armend Q. Thaqi)