Kastriot Imeri mund të ndërrojë skuadër në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.
Mesfushori shqiptar ka shpërthyer në edicionin e fundit me fanellën e Servettes në Superligën zvicerane.
Imeri ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të njohura, ndër to edhe Nice në Ligue 1 dhe Genoa në Serie A.
Por së fundmi garës për të i është futur edhe gjiganti holandez Feyenoord Roterdam.
Mediumi 1908.nl, Feyenoord është duke ndjekur intensivisht situatën e Imerit dhe ferizajasi mund të transferohet në Roterdam.
Imeri po shihet si zëvendësuesi adekuat i Guus Til i cili ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha angleze dhe italiane.
Vlera e mesfushorit nga Kosova është gjashtë milionë euro, derisa vlen të theksohet se Servette kishte refuzuar një ofertë të Genoas prej tre milionë eurove këtë afat kalimtar dimëror.
21-vjeçari ka bërë paraqitje fantastike me fanellën e klubit zviceran ku në 18 ndeshje ka shënuar tetë gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/