Site icon Telegrafi

Feston katër vite karrierë, Tayna: Krenare me veten time që nuk jam dorëzuar asnjëherë

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, tashmë ka bërë katër vite karrierë dhe gjatë kësaj kohe solli një sërë projektesh e bashkëpunimesh të suksesshme.

Ajo debutoi me këngën “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom, për të vazhduar më pas me prurje të shumta muzikore e së fundmi edhe me një album.

Megjithatë, ajo për këtë ka bërë një shkrim në rrjete sociale duke thënë se është krenare me arritjet dhe për atë që nuk është dorëzuar asnjëherë.

Tayna (Foto: Instagram)

“Vetëm katër vite karrierë dhe jam sikur po e bëj këtë gjithmonë. Jam shumë mirënjohëse për secilin prej jush. Krenare me veten time që nuk jam dorëzuar asnjëherë, për femrën që jam bërë sot dhe më e rëndësishmja për shpirtin e pastër pavarësisht të gjithave”, tha ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Faleminderit të gjithëve për gjithçka”, shtoi më tej Doruntina Shala (emri i vërtetë).

Ajo më pas ka publikuar një video të realizuar më parë dhe ka thënë: “Për të gjithë të interesuarit se a i shkruaj tekstet vetë”.

E njëjta aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të ri në bashkëpunim me Marinin. /Telegrafi/

Exit mobile version