Site icon Telegrafi

Feston ditëlindjen e 32-të, Bebe Rexha merr një urim të veçantë nga Rita Ora: Shpresoj ta keni ditën më të mirë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ditën e sotme (e hënë) feston ditëlindjen e 32-të.

Artistja, e cila filloi karrierën në moshë të re, deri më tani ka korrë suksese të mëdha në tregun muzikor botëror.

Ajo lirshëm mund të thuhet se është kthyer në një nga yjet më të mëdhenj, me çmime e bashkëpunime të shumta.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Për ditën speciale, urimet kanë qenë nga më të ndryshmet dhe një i tillë nuk mungoi as nga artistja tjetër shqiptare, Rita Ora.

Kjo e fundit ka ndarë një fotografi krah këngëtares nga Dibra me ç’rast edhe i ka bërë një dedikim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

“Vajza e ditëlindjes, shpresoj që të kesh ditën më të mirë. Urime ditëlindjen”, kanë qenë fjalët e Orës.

Bebe Rexha dhe Rita Ora (Foto: Getty Images)

Bebe dhe Rita ruajnë një raport të mirë shoqëror, përkundër kësaj të fundit që nuk flet me këngëtaren Dua Lipa.

Bleta Rexha (emri i vërtetë) theksojmë se është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga dy prindër shqiptarë.

Babai i saj, Flamur Rexha, është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, kurse nëna e saj nga Gostivari. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Getty Images)
Exit mobile version