Site icon Telegrafi

Festival golash në Riad, Ronaldo dhe Messi lëshojnë fushën pas një ore lojë

(Foto: Screenshot/Twitter)

Ka vazhduar spektakli i golave në ndeshjen ndërmjet yjeve të klubeve saudite dhe Paris Saint-Germainit.

Sergio Ramos ishte i pari që realizoi në gjysmën e dytë duke rikthyer epërsinë e klubit francez, pas asistimit nga Kylian Mbappe (53’).

Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe vendasit e barazuan sërish rezultatin me golin e Hyun-Soo Jang (56’).

Një penallti tjetër u akordua në favor të PSG-së në vijim të lojës dhe përgjegjësin e mori Kylian Mbappe për ta rikthyer avantazhin e kampionit francez (60’).

Pas këtij goli, ndodhën zëvendësimet dhe dy superyjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u larguan nga loja, së bashku me Neymar e Kylian Mbappe. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootballViewYT/status/1616141656629051410

Exit mobile version