Site icon Telegrafi

Festimet më të bukura të Messit në El Clasico, nga heqja e fanellës te puthja e logos së Barcelonës (Video)

Ajo që më shumë iu ka bërë përshtypje njerëzve është zhveshja e fanellës.

Ai hoqi fanellën dhe numrin e tij 10-të ua tregoi tifozëve në Berabeu.

Por për argjentinasit festat në Santiago Bernabeu nuk janë risi, pasi ai shumë shpesh ka shënuar në këtë stadium dhe ka bërë festë të madhe.

Marca ka zgjedhur tri festimet më të bukura të Messit në El Clasico, transmeton Telegrafi.

Në ndeshjen e fundit

Ishin sekondat e fundit të ndeshjes, ku nëse do të mbylljen me barazim, Barcelona, do t’i thoshte lamtumirë luftues për titull.

Një aksion i bukur i nisur nga Sergi Roberto, topi erdhi te Gomes që e vazhdon aksionin në krahun e majtë te Alba. Ky i fundit e pason në zonë, e Messi me një goditje të bukur shënon për 3-2.

Festa me fanellën lartë të tij tashmë është hit.  Goli i 500-të i Messit me fanellën e Barcelonës.

https://www.youtube.com/watch?v=K-tmUDGCzn8

Puthja pasiononte e logos së klubit

Duke u kthyer në vitin 2013/14, Messi kishte një penallti në minutat e fundit të ndeshjes.

Ai shënoi në portën e Diego Lopez dhe festoi duke e puthur logon e klubit.

Kishte shumë zhurmë nga tifozët Los Blancos në atë kohë. Ai shënoi golin e katërt.

Qetësi nga Bernabeu, Messi bën me gisht kah logo e Barcelonës

Këtë gjë Messi e kishte bërë dy herë. Një herë në sezonin 2009/10 dhe një herë në sezonin 2011/12 në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Spanjës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=educrvHAzvk

 

 

Exit mobile version