Futbollisti izraelit i Antalyaspor, Sagiv Jehezkel mbështeti sulmet e Izraelit ndaj Palestinës duke festuar një gol në ndeshjen kundër Trabzonspor.
Antalyaspor barazoi 1:1 me Trabzonspor në xhiron e 20-të të Superligës dhe në qendër të vëmendjes ishte futbollisti izraelit Sagiv Jehezkel, i cili e festoi golin në mënyrë skandaloze.
Duke iu referuar konfliktit izraelito-palestinez, Yehezkel shkroi shenja në fashën e tij që simbolizonin datën e fillimit të sulmit të Izraelit, 7 tetor, dita e 100-të, dhe flamurin izraelit, dhe i tregoi ato në kamerë.
Edhe Antalyaspor e trajtoi skandalin duke njoftuar se Jehezkel ishte përjashtuar nga skuadra.
📌 Kamuoyuna Duyurulur!
Bugün oynadığımız Trabzonspor karşılaşmasında, Sagiv Jehezkel’in, Antalya’mın, Antalyaspor’umuzun ve ülkemizin hassasiyetlerine aykırı bir davranış içinde bulunduğunu üzüntü ve şaşkınlık ile takip ettim.
Kulübümüz resmi sosyal medya hesaplarında gol… pic.twitter.com/1jxA2dcKP0
— Bitexen Antalyaspor (@Antalyaspor) January 14, 2024
“Sot u vendos që Sagiv Jehezkel, i cili veproi kundër vlerave kombëtare të vendit tonë duke ndarë mbishkrimin në kyçin e dorës, pasi shënoi gol në minutën e 68-të të ndeshjes që luajtëm kundër Trabzonspor, do të përjashtohet nga skuadra. Vendimi i bordit të drejtorëve. Bordi ynë i drejtorëve nuk do të lejojë kurrë sjellje kundër vlerave të vendit tonë, edhe nëse kjo rezulton me fitore”, tha Antalyaspor.
Pas festës së Jehezkelit, tifozët turq kanë ngritur zërin me mesazhin se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe kanë kërkuar që lojtari izraelit të depërtohet nga Turqia. /Telegrafi/