Jennifer Lopez ditën e djeshme (24 korrik) ka mbushur 47 vjet. Këngëtarja latine është parë duke festuar në shoqërinë e miqve të saj dhe të dashurit.
Pjesë e kësaj feste ishin edhe Kim Kardashian dhe Clavin Harris. Kim e cila është shumë aktive në rrjete sociale, posaçërisht në Snapchat, nuk ka nguruar ta urojë mikeshën e saj dhe duke thënë se “çka ndodh në Vegas…” , duke lënë të nënkuptohet se çka ndodh në Vegas mbetet në Vegas.
Ndërsa DJ i njohur, Calvin Harris, ka postuar natën e mbrëmshme një video bashkë me J.Lo duke vallëzuar.
Ky i fundit edhe përkundër konfliktit të Kimit me ish të dashurën e tij, Taylor Swift, nuk e kishte injoruar atë, përkundrazi ishte sjellë mirë dhe ku shihen duke u fotografuar së bashku. /Telegrafi/