Telegrafi

Festa e Messit dhe Iniestas bëhet hit në rrjetet sociale, tifozët bëjnë montazhe të ndryshme

Chelsea dhe Barcelona barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë eliminuese të Ligë së Kampionëve.

Golin për klubin katalunas e shënoi Lionel Messi pas asistimit nga Andres Iniesta.

Festa e madhe e Messit dhe Iniestas pas golit ndaj Chelseat në Stamford Bridge (Getty Images)

Festa e golit në mes të dy lojtarëve menjëherë u bë hit në rrjetet sociale.

Tifozë nga e gjithë bota shprehen kreativitetin e tyre me montazhe nga më të ndryshmet.

Argjentinasi festoi fuqishëm pasi ky gol ishte i parë ndaj Chelseat në 730 minuta lojë nga klubit anglez.

Golin për Blutë e shënoi Willian, por ai nuk ishte në planet e tifozëve për montazhe.

Ndeshja e kthimit luhet në Camp Nou më 14 mars. /Telegrafi/