Telegrafi

Festa e çmendur në “Mapei Stadium”: Piolit i vidhet medalja

Medalja e fituesit të Serisë A të Stefano Piolit u vodh gjatë festimeve në stadiumin Mapei.

Trajneri italian fitoi sot Scudetton e parë në karrierën e tij pas fitores 3-0 ndaj Sassuolos.

Ishte Scudetto i parë i Milanit në 11 vjet, i 19-ti në historinë e klubit. Megjithatë, jo gjithçka shkoi sipas planeve në Reggio Emilia sot. Piolit, në fakt, iu vodh medalja e fituesit në fushë në stadiumin Mapei dhe po shkon drejt Milanos pa të.

Lexo po ashtu Pioli dhe pesë lojtarët kyç që çuan Milanin drejt Scudettos pas 11 vitesh

“Më vodhën medaljen e fituesit, dikush ma hoqi nga qafa. Nëse do të mund të bëja një apel, do të isha mirënjohës, është i vetmi që kam”, deklaroi ai, sipas La Repubblica.

56-vjeçari ia kishte kushtuar fitimin e titullit babait të tij, i cili vdiq në shtator 2019, disa javë para emërimit të tij si trajner i Milanit. “Ai do të jetë krenar për mua, kudo që të jetë tani”, shtoi trajneri i kuqezinjve për DAZN pas ndeshjes.

Pioli u shpall trajneri i sezonit pas ndeshjes së sotme në Sassuolo dhe iu dha çmimi nga Paolo Maldini gjatë një interviste pas ndeshjes me DAZN.

Serie A e pa apelin dhe i erdhi në ndihmë, duke premtuar përmes Tëitter: “Mos u shqetësoni zotëri Pioli, ne do t’ju japim përsëri medaljen nesër”. /Telegrafi/