Telegrafi

Festa e ‘çmendur’ e Messit te goli i Piques ndaj Sevillas tregon se sa vërtetë ai e do klubin nga Camp Nou

Barcelona e siguroi kualifikimin me shumë mund për në finale të Copa del Rey, pasi mposhti Sevillan në vazhdime dhe Lionel Messi ishte jashtëzakonisht i lumtur për këtë.

Barcelona ka arritur të fitojë 3-0 pas vazhdimeve ndaj Sevillas dhe të sigurojë kalimin në finale të Copa del Rey, pasi loja e rregullt u mbyll me rezultat 2-0, po aq sa ndeshja e parë e zhvilluar në Andaluzi.

Golat në këtë fitore të ekipit të Ronald Koeman u shënuan nga Ousmane Dembele (12’), Gerard Pique (90+) dhe Martin Braithwaite (95’).

Megjithatë, goli i barazimit i shënuar në minutat shtesë nga Pique ka dhuruar shumë gëzim tek kampi katalunas.

Njëri nga më të lumturit padyshim se ishte kapiteni i ekipit, Messi, i cili pas golit të Piques festoi si i ‘çmendur’.

Festa e Messit është bërë virale tashmë pasi tregon se sa vërtetë argjentinasi e do klubin nga Camp Nou, ku ka kaluar më shumë se 20 vite karrierë. /Telegrafi/

https://twitter.com/fcb_PuigHive/status/1367371200591130624