Telegrafi

Festa dhe gëzimi i tifozëve të Liverpoolit pas golit të Brightonit ndaj Man Cityt

Tifozët e Liverpoolit kanë kaluar në dëlir pas golit të Brightonit ndaj Manchester Cityt.

Liverpooli është në epërsi ndaj Wolverhamptonit me rezultat 1-0 falë një goli të Sadio Mane.

Një fitore e tyre dhe një humbje ose barazim i Manchester Cityt do të bënte ëndrrën realitet, fitimin e titullit kampion.

Lexo po ashtu Manchester City është kampion i Ligës Premier - gjithçka që ndodhi në xhiron e fundit

Për disa minuta tifozët Reds ëndërruan pasi City pranoi gol në minutën e 27-të nga Brightoni.

Ishte Glenn Murray, i cili shënoi me kokë për 1-0 dhe dërgoi në dëlir tifozët e Liverpoolit.

Momenti i festës së tifozëve në Anfield, njëri nga ta me fanellë të Brightonit

Festa e tyre ishte e madhe pas këtij goli si në stadiumin Anfield ashtu edhe në pub-et ku janë mbledhur.

Megjithatë, kjo festë zgjati vetëm një minutë pasi City arriti të barazoj 1-1 me anë të Sergio Agueros. /Telegrafi/